09:49 / 20.05.2020
Radhë të gjata tek Agjencia e Regjistrimit Civil
Numër i madh i qytetarëve po presin në radhë te zyrat e Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC) për tu pajisu me dokumente.
Qytetarët ishin të pajisur me maska e dorëz, ndërsa policia po përkujdeset që të mbahet distanca.
Me lehtësimin e masave të qarkullimit, në fazën e dytë të planifikuar nga institucionet e vendit, është bërë hapja e disa veprimtarive, ndër to edhe ARC-ja, transmeton E.O.
Nga data 18 maj ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave ku u hapën floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë, gastronomia take-way, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndërurban me leje të veçanta.























