Haxhiu reagon pas lajmit se kishte ofertuar në vlerë prej 300 mijë eurosh
BKT
Lajme

Haxhiu reagon pas lajmit se kishte ofertuar në vlerë prej 300 mijë eurosh

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me publikimin e lajmit ku emri i saj është i përfshirë në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke, në vitin 2010.

Ajo ka shkruar se nuk ka as krim e as skandal në një rast të tillë si dhe asgjë sekrete e të fshehur.

Postimi i plotë në Facebook:

Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal.

Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësues ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë sekrete e të fshehur aty.

E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore.

E kuptoj edhe luftën speciale të këtyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim.

Pavarësisht kësaj, unë do t'i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave.

Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin.

Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë.

Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension.


MË SHUME NGA Lajme