Jorginho te Juve? Kjo është përgjigja e agjentit
Agjenti i mesfushorit të Chelseas, Jorginho ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë telefonatë nga Juventusi.
Ka raportime që italiani kërkohet nga gjiganti italian sepse trajneri Maurizio Sarri dëshiron të ribashkohet me lojtarin, të cilin e stërviti te Napoli dhe Chelsea.
Por, agjenti i ka hedhur poshtë këto raportime duke konfirmuar se nuk ka pranuar ndonjë ofertë, mirëpo nuk ka hequr mundësinë që Jorginho të kalojë në Torino gjatë verës.
“Juventus është një ndër skuadrat më të mira në Evropë dhe çdo lojtar do dëshironte të luante për ta”.
“Nuk kam dëgjuar asgjë nga Paratici, nuk me ka telefonuar. Jorginho ka kontratë trevjeçare me Chelsea, është duke ia dal mirë në Londër”, tha ai.
Thuhet se Jorginho do shkëmbehet me Miralem Pjanic gjatë afatit veror.























