Dumoshi: Manifesta për Kosovën është ngjarja më e madhe kulturore

Dumoshi: Manifesta për Kosovën është ngjarja më e madhe kulturore

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Vlora Dumoshi dhe drejtoresha e “Manifestas“, Hedwig Fijen para disa ditësh, kanë nënshkruarnjë memorandum mirëkuptimi përmes së cilit garantohet buxheti për mbarëvajtjen e organizmit të “Manifesta 14” në Prishtinë, në 2022-ën.

Lidhur me këtë, Dumoshi ka thënë që kjo ngjarje konsiderohet si më e rëndësishmja në aspektin kulturor.

“Manifesta për Kosovën, është ngjarja më e madhe kulturore që ka pasë ndonjëherë. Kjo është e rëndësisë shumë të madhe. Ne të martën kemi nënshkruar memorandumin. Nikoqire do të jetë komuna e Prishtinës dhe për këtë është punuar shumë”.

“Yll Rugova, nismëtari ka filluar këtë punë dhe e kemi përkrahë si Kuvend. Ngjarja do të ketë vëmendje ndërkombëtare”, është shprehur Dumoshi në Klan Kosova.