Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rënduar në QKUK
BKT
Lajme

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rënduar në QKUK

Tre pacientë të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje të rënduar.

Ndërsa 5 janë në gjendje stabile.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo klinikë.

Njoftimi:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:

• 5 pacientë janë në gjendje stabile;

• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;

• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.


MË SHUME NGA Lajme