Shtatë keshilla per kujdesin e thonjve dhe duarve

Shtatë keshilla per kujdesin e thonjve dhe duarve

Si t’i beni duart dhe thonjte te kene nje pamje perfekte? Shihni 7 keshilla dhe vijoni ‘’lojen e ngjyrave te manikyrit’’  ne nje nivel me te larte... 

1. Mbroni lekuren e duarve

Lekura e duarve ekspozohet ndaj nje numri te madh faktoresh te demshem gjate te gjithe dites: te ftohtit, diellit, eres, detergjenteve duke numeruar vetem disa prej tyre.  Shtresa e tyre e holle eshte e prirur drejt tharjes dhe shfaq lehtesisht alergji. Per me teper, lekura e duarve ka mungese sabakusi por eshte e pasur me nje numer te pafund gjendrash djerse, te cilat i japin prirje drejt dehidratimit. Per ta mbrojtur ate nga tharja e padeshiruar, lani duart me uje te ngrohte te bollshem, sepse uji i nxehte demton epidermen dhe dobeson barrierat mbrojtese te lekures.  Kur lani ose pastroni, mbani gjithmone doreza mbrojtese per te evituar kontatin direkt me detergjentet qe shkaktojne alergji dhe tharje te lekures. Gjate kohes kur moti eshte i ftohte mos harroni te mbani dorashka per duart per te mbrojtur lekuren nga carja dhe ashpersimi.

2. Ushqehuni dhe hidratohuni

Pas larjes se duarve,  aplikoni nje krem per duart me perberes hidratues ose elemente natyrale si: mjalti, aloe, kakao dhe vitamina A, C ose E per t’i mbajtur ato te buta, te lemuara dhe te kuruara… si edhe me nje arome te kendshme. Ne dimer ju mund te perdorni formula me te pasura dhe kur lekura fillon te plaket drejtohuni tek formulat me perberes aktive si retinoli per te ndihmuar ne riperteritjen e nivelit hidratues dhe zvogelimin e pamjes se dukshme te rrudhave.  Nga nje periudhe ne tjetren aplikoni nje pastrues piling mbi lekuren e duarve.  Provoni disa perzjerje produktesh ne kushte shtepie si psh. vaj ulliri i perzier, sheqer dhe leng limoni per te hidratuar, lemuar dhe njetrajtesuar njekohesisht tonin e lekures.

3. Relaksoni duart

Ne perdorim duart vazhdimisht per pune dhe veprime te ndryshme por puna e vazhdueshme mbi kompjuter ose luajtja me celular, kerkon nje sere levizjesh te duarve, gishtave dhe kraheve te cilat mund te shkaktojne tension te muskujve dhe dhimbje te tyre. Per te qetesuar duart tuaja mund te provoni disa ushtrime te thjeshta si psh shtrengimi i nje topi prej sfungjeri, mbajeni fort per disa sekonda dhe me pas leshojeni menjehere duke relaksuar keshtu duart. Gjithashtu mund te provoni masazhin e duarve me ndihmen e nje masazhuesi profesional ose me ndihmen e nje miku/mikeshe. :)

4. Ushqehuni mire

Thonjte mund te na tregojne shume rreth shendetit tone. Nese siperfaqja e thonjve eshte e ashper, e rrjepur ose shfaq çngjyrosje mund te nenkuptoje mungese mineralesh, vitaminash ose edhe probleme me melcine.  Per t’i mbajtur thonjte te shendetshem nevojitet jo vetem kujdes special por gjithashtu nje diete e pasur me acide yndyrore, proteina, vitamina B, C, A, magnez, hekur, kalcium dhe zink. Ushqimet qe duhet t’i shtoni menuse suaj jane salmon, spinaq, brokoli, bajame, drithra, veze, buke me drithra dhe  produkte deti.

5. Kujdesuni per kutikulat 

Tregohuni e kujdesshme per kutikulat. Aplikoni nje krem qe i ben kutikulat me te buta dhe me te lehta per t’u hequr ose terhequr. Zgjidhni formula me vitamina dhe perberes hidratues si psh aloe, qe do t’i japin lekures se thonjve nje pamje me te shendetshme. Hiqni vetem pjesen e kutikulave prane thonjve sepse prerja e kutikulave te teperta mund t’i beje thonjte te priru drejt infeksioneve. Ne nje fare menyre kutikulat ndertojne nje barriere mbrojtese per thonjte.

6. Jepini forme thonjve, lemojini, shkelqejini

Per nje efekt maksimal te deshirueshem te gjithe thonjte duhet te jene te lemuar, me siperfaqe te sheshte dhe me forme.  Per ta arritur kete nuk eshte me e nevojshme te shkoni tek nje manikyriste profesionale, por mund ta beni kete gje vete ne kushtet e shtepise. Nje paisje e pershtatshme per manikyrin me 3 pjese bashkangjitur: me forme diamandi per t’I dhene forme thonjve dhe per te larguar qelizat e vdekura te lekures. Guri per te lemuar siperfaqen dhe lima per te pastruar siperfaqen e thoit per nje shkelqim me natyral.

7. Perdorni formula trajtuese

Aplikoni formulat trajtuese mbi thonjte per t’i bere ato me te forte dhe me pamje te shendetshme.  Ju mund t’i perdorni ato ose t’i beni pjese te trajtimit manikyr, duke I trajtuar si baze ose shtese e siperme. Formula xhel me proteina gruri dhe kalcium forcon thonjte, duke krijuar nje siperfaqe te forte, te lemuar dhe me shkelqim. Nese thonjte tuaj kane tendence te plasariten ose rripen, aplikoni nje shtrese me trajtues me keratine- nje perberes strukturues i rendesishem per thonjte dhe floket qe do t’ju ndihmoje te rindertoni strukturen e thonjve dhe forcimin e bazes se thoit. Per te trajtuar thonjte tuaj mund te provoni gjithashtu nje formule me perla – nje trajtues me shkelqim qe riforcon dhe mbron thonjte.