18:15 / 21.05.2020
Hoti: Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverisë së re
I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deputetët do të kenë shumë punë qysh në ditët e para të qeverisjes.
Ai ka komentuar kështu në rrjetin social Facebook.
"Sot e diskutuam Programin Qeverises me Grupin Parlamentar, nje diskutim shume permbajtesor.
Deputetet do te kene shume pune qe ne ditet e para te Qeverise se re per te miratuar ligjet per zbatimin e masave per rimekembje ekonomike", ka shkruar Hoti.























