Feronikeli rrit intensitetin e përgatitjeve
BKT
Sport

Feronikeli rrit intensitetin e përgatitjeve

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll janë duke zhvilluar përgatitjet për rifillimin  kampionatit.

Në mesi e këtyre klubeve është edhe Feronikeli nga Drenasi.

“Kryetrajneri i FC Feronikelit, Afrim Toverlani, ka rritur intensitetin e stërvitjeve, në mënyrë që skuadra ta arrin formën më të mirë pas pauzës së gjatë shkaku i pandemisë globale që preku edhe Kosovën”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.

FC Feronikeli lojën e parë e luan si mysafirë në Suharekë kundër FC Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës më 3 qershor.