22:35 / 21.05.2020
Silva konfirmon largimin nga Manchester City
Kapiteni i Manchester Cityt, David Silva ka konfirmuar se në fund të sezonit do i jap fund aventurës me gjigantin anglez.
Spanjolli pas disa viteve në “Etihad” ndërsa në fund të sezonit do largohet si lojtar i lirë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Siva, i cili ka thënë se ka nevojë për një sfidë të re.
“Kur them një gjë, duhet të lëvizi përpara. Më vjen keq, jam këtu që 10 vite dhe kam arritur çfarë kam dashur”.
“Do ta mbajë klubin në mendje për gjithçka që kam përjetuar. Nga momentet e para, njerëzit me kanë trajtuar shumë mirë. Kanë respekt dhe admirim të madh. Tash familja ime ka nevojë për një sfidë të re”, tha ai.
Real Betis, Valencia, AC Milan dhe Inter Miami janë disa nga skuadrat e interesuar për lojtarin.























