00:59 / 22.05.2020
Ka ndërruar jetë Sylejman Ahmetaj, babai i Ambasadores Mimoza Ahmetaj
Njoftojmë opinionin e gjerë se mbrëmë në Prishtinë ka ndërruar jetë Sylejman Ahmetaj, baba i Ambasadores Mimoza Ahmetaj. Ai ishte jurist me profesion që për vite kishte kontribuar në themelimin e Universitetit të Prishtinës dhe në lirinë e Kosovës.
Në këto vite të jetës së tij ka punuar në Ansamblin “Shota”, Fakultetin Juridik dhe Ekonomik si dhe në Odën Ekonomike të Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet me datën 22.05.2020 në ora 12.00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.























