09:10 / 22.05.2020
Kosnett dhe gruaja e tij flasin me përfaqësues myslimanë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, bashkë me gruan e tij, Alison, kanë biseduar me disa nga udhëheqësit e komunitetit mysliman në Kosovë.
Ata thanë se kanë pasë një bisedë të këndshme me ta për përballjen e myslimanëve me pandeminë gjatë Ramazanit..
Çifti amerikan i kanë uruar myslimanët kosovarë për muajin e Ramazanit përmes një postimi në Tëitter duke publikuar fotografi nga komunikimi në distancë që kanë pasë me dy gratë myslimane.
“Ramadan kareem! Alison dhe unë shijuam një diskutim të këndshëm me drejtuesit e komunitetit mysliman se si t’i bëjmë bashkë familjet dhe komunitetet në përballjen me Covid-19”.























