Riatdhesimi, Kadriaj: MPJD s’po u përgjigjet thirrjes për raportim

Riatdhesimi, Kadriaj: MPJD s’po u përgjigjet thirrjes për raportim

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj, ka thënë se Ministria e Jashtme dhe e Diasporës s’po i përgjigjet deputetëve për çështjen e kthimit të qyetarëve të ngujuar në shtetet e huaja në këtë kohë të pandemisë.

Ajo tha se i kanë dërguar disa shkresa që drejtori i përgjithshëm për politikat kryesore të ministrit Glauk Konjufca, Albert Prenkaj, të vijë të raportojë.

“Mbledhja e sotme ka qenë një informatë e shkurtë për çështjen se sa qytetarë tonë kanë kërkuar të kthehen dhe sa është numri që janë kthyer. Në vazhdimësi ne ju kemi drejtuar ambasadorëve me një pyetje të tillë që të marrim përgjigje të sakta. Por, pas raportimeve të një numri të ambasadorëve është ndalë raportimi dhe sipas gjitha gjasave ka pasë kërkesë nga Ministria e Jashtme që të mos raportohet”.

“Pas ndalimit kemi bërë një kërkesë në MPJD që të vjen të raportojë drejtori i përgjithshëm Albert Prenkaj që deputetët të mund të marrin përgjigje për pyetjet që iu kanë interesuar. Ne kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa nga njerëzit që janë interesuar se çka do të bëhet. Në shkresë na janë përgjigjur se drejtori nuk do të vjen ashtu si ministri në detyrë”.

Kadriaj në një prononcim për media tha se Komisioni ka vendosur që sërish të dërgojë shkresë në MPJD për t’iu përgjigjur deputetëve. Ajo shtoi se nuk e dinë arsyen pse po ndodhë kjo.

“Pas refuzimit ne prapë i kemi dërguar një shkresë, por na janë drejtuar me një raport krahasuar me të dhënat që i kanë deputetët tjerë dhe Ministria e Shëndetësisë nuk po përputhen. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha ato shqetësime që i kemi pasë. U vendos që një kërkesë e tillë t’i shkojë sërish drejtorit që të vjen për raportim sepse e ka obligim ligjor që të vije e të raportojë. Ne nuk e kuptojmë arsyen pse s’po përgjigjet “.

“Në shkresën që na janë lajmëruar na kanë thënë, por që ministri i shkarkuar është në gjendje që të vjen para deputetëve. Por, sipas procedurave ministri i shkarkuar nuk ka të drejtë të vijë dhe të përgjigjet para Komisionit, prandaj kemi kërkuar që të vijë drejtori i përgjithshëm”.

Kadriaj tha se kanë pranuar shuam thirrje dhe kërkesa nga qytetarët e shqetësuar që kanë mbetur jashtë vendit.

“Në këtë situatë pandemie ka qenë shqetësuese çështja e personave për riatdhesim që ka pasë shumë njerëz që kanë shkuar për punë të përkohshme, vizita familjare dhe studentë për një periudhë të gjatë që të qëndrojnë në ato vende edhe në kushte të vështira ekonomike”.

“I falënderoj të gjitha ata ambasadorë dhe konsuj që janë interesuar për qytetarët. Ka pasë ambasadorë që për ata qytetarë që kanë mbetur pa mjete financiare i kanë lutur shoqatat e shqiptarëve që t’i ndihmojnë ata”.


MË SHUME NGA Aktuale