Dilema e Higuain, aktivizimi në një ekip me vëllanë apo kalimi në Premier

Dilema e Higuain, aktivizimi në një ekip me vëllanë apo kalimi në Premier

Gonzalo Higuain ka edhe një vit tjetër kontratë me Juventusin, por kjo verë pritet të sjellë largimin e tij nga Torino. 

Argjentinasi nuk bën më pjesë në planet e bardhezinjve dhe po studion mirë ofertat.

Në MLS e kërkon DC United. Kalimi në SHBA do i mundësonte të luante në një skuadër me vëllanë e tij, Federico Higuain. River Plate mbetet një pistë konkrete, por Pipita mendon të kthehet më vonë në shtëpi.

Së fundmi ka interesim edhe nga Premier League. Newcastle dhe Wolves janë gati t’i besojnë një fanellë titullari 32-vjeçarit. Kalimi te “Qymyrxhinjtë” e intrigon, sidomos pas projektit ambicioz që ka presidenca e re, por edhe Wolves ka formuar një skuadër kompetitive dhe mbetet një alternativë e mirë.