Emisioni n’Za edhe këtë të shtunë me shumë risi

Emisioni n’Za edhe këtë të shtunë me shumë risi

Këtë të shtunë, në ora 18:00, emisioni n’Za sjell tek ju: Kapitenin legjendar të klubit më të trofeshëm të basketbollit Kosovar Sigal Prishtina, Edmond Azemi përballë yllit të ri të basketbollit Kosovar, Meriton Ismaili, me pyetje pikante në rubrikën DISS.

Blogerja Rita Saraçi tregon për trendet e fundit të vitit 2020.

Rep artisti i ri Tobi, zbulon detaje për projektin ‘XXL’ dhe planet në muzikë.

Blero për herë të parë jep detaje për projektin e ri ‘LAMBO’, që do të lansohet këtë të diel. Gjithashtu, ai zbulon emrin e producentit më të mirë, me të cilin ka punuar për gjatë këtyre 20 viteve...

N’ZA, emision argëtues me Egzona Rafunën dhe Arbër Zekën. Çdo të shtunë, nga ora 18:00, në RTK1!