Në Serie A, por jo te Milani, dy alternativa të reja për Ibrën

Në Serie A, por jo te Milani, dy alternativa të reja për Ibrën

Shumë pikëpyetje ka rreth Milanit të sezonit të ardhshëm dhe Zlatan Ibrahimovic është një prej tyre.

Bomberi suedez e ka shprehur gjithmonë se ndihet mirë te kuqezinjtë, por disa ndryshime në klub nuk i kanë pëlqyer, si largimi i Boban.

Drejt asaj rruge është edhe Paolo Maldini, i cili mban postin e drejtorit teknik dhe ka një raport shumë të mirë me Ibrën. Ky i fundit kërkon të jetë protagonist dhe do një skuadër kompetive. Rinovimi është larg dhe dy klube të tjera italiane janë gati të përfitojnë.

Corriere della Sera raporton se 38-vjeçarin mund ta shohim sezonin e ardhshëm te Bologna ose Fiorentina. Klubi nga Firence është i interesuar dhe presidenti Commisso po mendon t’i bëjë një dhuratë të bukur tifozëve me afrimin e “gjigantit” nordik.