Dy ushtrime për forcim të zemrës dhe mushkërive:Bëhen dhjetë minuta në ditë
Sharr Travel

Dy ushtrime për forcim të zemrës dhe mushkërive:Bëhen dhjetë minuta në ditë

Këto ushtrime jo vetëm që do të përmirësojnë punën e zemrës, por do të forcojnë edhe gjithë organizmin.

Stërvitja e përditshme do t’ju japë më shumë energji dhe forcë, prandaj mos humbni kohë dhe filloni që tani ushtrimet.

Gjatë kohës së këtij ushtrimi është e nevojshme të normalizoni frymëmarrjen. Ajo patjetër duhet të jetë e barabartë dhe e qetë. Nivelin e ngarkesës patjetër duhet ta rrisni gradualisht.

Para stërvitjes bëni nxehjen në atë mënyrë që të shëtisni nëpër dhomë, kohë pas kohe ngrini duart.

Ushtrimi i parë:

▪ Uluni në karrige, drejtoni shpinën;
▪ Duart vendosni në nivel të supeve, drejtpërdrejt para jush;
▪ Hapni duart anash dhe lakoni në bërryla;
▪ Shtrini dhe lakoni duart;
▪ Përsëriteni këto lëvizje 10 herë.

Mos harroni frymëmarrjen: me rastin e marrjes së frymës duhet të bashkoni duart, ndërsa me rastin e nxjerrjes së frymës duhet t’i shtrini.

Kjo gjimnastikë do të përmirësojë punën e organeve të brendshme, mushkërive dhe zemrës.

Ushtrimi i dytë:

▪ Uluni në karrige, shpina duhet të jetë drejt, por të mos prekin mbështetësen e karriges;

▪ Ngrini duart lart mbi kokë dhe duart lakoni në atë mënyrë që me shuplaka të kapni zverkun.

▪ Pastaj lakoni kokën në anën e djathtë, duke ngritur këmbën e djathtë nën këndin e drejtë, duke marrë frymë lehtë;

▪ Ktheni kokën në anën e majtë ndërsa shtrini këmbën e majtë në këndin e drejtë dhe nxirrni frymën.

▪ Përsëriteni këtë 10 herë.

Gjatë këtij ushtrimi duhet të ndiqni pozitën e komblikut, ajo patjetër duhet të jetë e palëvizshme.

Ky ushtrim do t’i ndihmojë qarkullimit të gjakut, forcimit të muskujve dhe normalizimit të punës së mushkërive dhe zemrës. Gjithmonë filloni ushtrimin me marrjen e frymës, ndërkaq përfundojeni me nxjerrjen e frymës.

Këto dy ushtrime mund t’i bëni në cilëndo kohë qoftë, ndërkaq vetë treningu do të zgjasë vetëm disa minuta. Pas disa ditëve do të vëreni ndryshime pozitive në trupin tuaj.

Patjetër konsultohuni me mjekun para se t’i bëni këto ushtrime, aq më parë nëse vuani nga sëmundja e zemrës./telegrafi