Toure transferohet në Brazil te Vasco da Gama, por me një kusht!
BKT
Sport

Toure transferohet në Brazil te Vasco da Gama, por me një kusht!

Yaya Toure do të vijojë aventurën e tij si futbollist profesionist në Brazil por jo te Botafogo.

Mesfushori 37-vjeçar ka arritur praktikisht akordin për të veshur fanellën e Vasco Da Gama me kushtin që Luiz Leven Siano të fitojë zgjedhjet për president të klubit brazilian.

Ky i fundit duket favorit për të marrë drejtimin e klubit dhe përmes një video zyrtarizoi akordin me Yaya Toure i cili deklaroi se mezi pret të takojë tifozët e ekipit brazilian dhe të zbresë sa më shpejt në fushë.