“Vështirë për Lautaron t’i thotë jo Barçës dhe Messit”
BKT
Sport

“Vështirë për Lautaron t’i thotë jo Barçës dhe Messit”

Gonzalo Higuain nuk do të befasohet nëse Lautaro Martinez largohet nga Interi këtë verë.

Argjentinasi e lidhi situatën e Lautaros me të tijën, kur Real Madridi u interesuar për të.

“Është situatë e komplikuar, shembull kur unë kam qenë 18 vjecar dhe Real Madridi erdhi dhe më shikoi, nuk thash ‘jo faleminderit’. Thjesht nuk e di çfarë ndodhi”, u shpreh Higuain.

“Nuk dua të krijoj asnjë keqkuptim, por është e vështirë t’i thuash jo Barcelonës dhe Lionel Messit… nuk do të doja të isha në vendin e tij”.