Nesër nuk do të ketë masa shtesë, mbesin në fuqi masat aktuale
BKT
Lajme

Nesër nuk do të ketë masa shtesë, mbesin në fuqi masat aktuale

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër-Bajramin. Por për dallim herëve të tjera nuk do të falet namazi i Bajramit nëpër xhamia, e as nuk do të ketë vizita familjare.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm ato që janë në fuqi.

Lëvizja e qytetarëve do të bëhet në bazë të numrit të letërnjoftimit të përcaktuar nga MSh-ja.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.


MË SHUME NGA Lajme