09:00 / 24.05.2020
Le të shërbejë kjo festë për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit .
“Sot s`do të mund të takoheni për t`ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë. Le të shërbejë kjo ditë feste për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në saje të këtij angazhimi. Festa e Fitër Bajramit sjelltë na familjet tuaja paqe, lumturi e begati. Gëzuar Bajramin e Madh!”, ka shkruar ajo.























