Hoxhaj uron qytetarët: Të kultivojmë tolerancën dhe mirëkuptimin
BKT
Lajme

Hoxhaj uron qytetarët: Të kultivojmë tolerancën dhe mirëkuptimin

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka uruar qytetarët për festën e Fiter Bajramit, duke thënë se në këtë kohë pandemie, duhet të gjendet kurajo për t’i kaluar këto vështirësi, në të cilat po kalon bota.

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka uruar festën e Fiter Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj, ka thënë se ky muaj i shenjtë na gjeti në pandemi, dhe mënyra e festimit do të jetë më e mangët nga vizitat familjare. Megjithatë, ai ka shtuar se duhet të kemi besimin dhe kurajon se vështirësitë, çfarëdo qofshin ato, do t’i kalohen.

Hoxhaj, në fund të shkrimit të tij, ka uruar që çdo familje të ketë begati.


Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

 

Të gjithë besimtarëve myslimanë urime festa e Fitër Bajramit!

 

Ky muaj i shenjtë na gjeti në pandemi, mënyra e festimit do të jetë pak më e mangët nga vizitat familjare, por duhet të kemi besimin dhe kurajon se vështirësitë, çfarëdo qofshin, do t’i kalojmë e do të na bëjnë më të vetëdijshëm për vlerën e marrëdhënieve ndërnjerëzore.

 

Të kultivojmë tolerancën dhe mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit dhe të përqëndrojmë devotshmërinë tonë për të mirën e përgjithshme shpirtërore e materiale!

 

Begati në familjet tuaja!


MË SHUME NGA Lajme