15:25 / 24.05.2020
Grenell konfirmon largimin e tij nga posti i ambasadorit
I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, konfirmoi sot se do të largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.
Ai shkroi ‘të vërtetën’ në Twitterin e tij, duke iu përgjigjur kështu postimit të "Daily Wire" se do të largohet nga posti i ambasadorit.
Përveç pozitës së ambasadorit, Grenell gjithashtu ka vepruar përkohësisht edhe si shefi i detyrës së të gjitha shërbimeve amerikane të sigurisë.
Richard Grenell konsiderohet një njeri që është jashtëzakonisht besnik ndaj presidentit Donald Trump.
Përveç funksionit të ambasadorit amerikan në Berlin, ai u emërua edhe i dërguari special i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi.
|
|
|
|
























