Nëntë pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, një në gjendje kritike
BKT
Lajme

Nëntë pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, një në gjendje kritike

Janë nëntë pacientë me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive, tre nga këta po trajtohen në kujdesin intensiv, ndërsa një 59 vjeçar është në gjendje kritike. Të gjithë këta kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese, përveç se janë të infektuar me COVID-19.

Infektologia Vera Berisha-Ndreja ka deklaruar se gjendja e pacientëve të tjerë është e mirë, ndërsa gjatë së dielës priten rezultatet edhe për tre persona. “Në Klinikën Infektive janë nëntë pacientë Covid pozitiv, prej tyre në mjekimin intensiv janë tre pacientë. Dh njëri është i intubuar në gjendje tejet të rëndë dhe kritike mund të themi, ndërsa dy të tjerë janë me oksigjeno-terapi por vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv. Ndërsa, nëpër reparte kemi një pacient të rëndë që është me oksigjeno-terapi, ndërsa kemi edhe një pacient tjetër që kohë pas kohe duhet të asistohet me oksigjeno-terapi”, thotë ajo.

Berisha-Ndreja tregon se për moshën e personave me koronavirus që janë në mjekimin intensive.

“Pacientët që janë në mjekimin intensiv janë të moshës 59 vjeçare, 71 dhe 72 vjeçar. Ndërsa pacienti që është në repart, është gjithashtu prej pacientëve të rëndë është i moshës rreth 67 vjeçare”, shton Berisha-Ndreja.

Gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre persona të tjerë për të cilët dyshohet se janë të infektuar me COVID-19.


MË SHUME NGA Lajme