Haradinaj në Bogiqe: Nderojmë trimat e Batalionit Shkëlzen Haradinaj
BKT
Lajme

Haradinaj në Bogiqe: Nderojmë trimat e Batalionit Shkëlzen Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar në Facebook pamje nga ecja tradicionale deri në Bogiqe.

Ai ka kujtuar kështu gjashtëmbëdhjetë dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.

Haradinaj ka shprehur respekt për ata që vazhduab luftën dhe nderuan emrin e tyre.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt: 

Ecje tradicionale deri në Bogiqe, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist "Shkëlzen Haradinaj". Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë. Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi!


MË SHUME NGA Lajme