Koha pandemis, zbeh interesimin e qytetarëve për Shpellat e Kusarit
BKT
Lajme

Koha pandemis, zbeh interesimin e qytetarëve për Shpellat e Kusarit

Besian Beha

Më pak se 10 kilometra larg nga qyteti i Gjakovës, i rrethuar nga malet e Pashtrikut, gjendet fshati Kusar.

Përveç gjeografisë magjepsëse malore, ka diçka që e bën edhe më të veçantë këtë fshat.

Në brendësi, gjendet Shpella e Kusarit, ekzistenca e të cilës, thuhet të jetë e lashtë.

Por, përhapja e pandemisë COVID-19 ka bërë që ky atraksion turistik, të ketë më pak vizitorë.

Qytetarët e rrallë që në këtë kohë kanë vendosur ta vizitojnë shpellën, shprehen të mahnitur me këtë mrekulli të natyrēs.

Shpella e Kusarit ka tri hyrje, megjithëse mendohet se mund të zbulohen edhe hyrje tjera.

Interesimi i madh, ka bërë që komuna e Gjakovës të planifikojë edhe më shumë investime

Në një të ardhme të afërt, synohet që shpella të ketë një ciceron, e hyrja të bëhet me pagesë.


MË SHUME NGA Lajme