7 arsye pse njëra nga këmbët mund të bëhet më e shkurtër
Sharr Travel

7 arsye pse njëra nga këmbët mund të bëhet më e shkurtër

Është e mundur që këmbët e një personi të kenë gjatësi të ndryshme. Njerëzit shpesh e kanë të lindur, por është pak e vështirë që ta vënë re këtë gjë derisa rriten.

Shumë njerëz kanë këtë problem për shkak të disa incidenteve që mund të kenë ndikuar në rritjen e pabarabartë të këmbëve. Por ka dhe raste të tjera, ku arsyeja është e panjohur.
E dini cilat janë arsyet që njëra nga këmbët tuaja është më e shkurtër se tjetra?

1

Dëmtim i kockut.
Një këmbë e thyer rritet në drejtime të ndryshme, veçanërisht nëse thyhet në shumë pjesë ose nëse indet e muskujve dëmtohen.

2

Dëmtimet nga sporti.
Fëmijët që merren me sport janë më të rrezikuar në dëmtimin e gjymtyrëve, sepse kanë pllaka në rritje që ngurtësohen kur rriten. Sporte të tilla si futbolli dhe të bërit ski janë veçanërisht të rrezikshme.

3

Përdorimi i tepërt i gjymtyrëve.
Gjatë një loje, përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe këmbëve mund të shkaktojë rëndesë të vazhdueshme tek gjymtyrët tuaja. Përdorimi i tepruar i krahëve mund të shkaktojë diçka të quajtur “Lidhja e Vogël e Shpatullave”. Sportet nuk janë të këqija, por thjesht shmangni luajtjen e një sporti të njëjtë gjatë gjithë vitit.

4

Rrëzimet.
Rrëzimi apo pengimi mund të ndikojë në mënyra të ndryshme, por sidomos në rritjen e kockave tek fëmijët. Aksidentet mund të dëmtojnë edhe shtyllën kurrizore, e cila mund të shkaktojë dëme të rënda të kockave.

5

Aktivitete të rrezikshme.
Shumë lojra të fëmijërisë, si hedhja me litar apo kërcimi në trampolinë, mund të jenë më të rrezikshme se ç’mendojnë njerëzit. Loja me trampolinë është e njohur për rëniet, shkaktimin e frakturave, si dhe dëmtime serioze të shtyllës kurrizore. Gjithmonë sigurohuni që lojërat e fëmijëve tuaj janë të sigurta dhe të monitoruara.

6

Qëndrimi i trupit në mënyrë të pabarabartë.
Mund të keni dëgjuar se qëndrimi i keq mund të shkaktojë rritje të pabarabartë të këmbëve tuaja, por vetëm në paraqitje. Qëndrimi i pabarabartë mund të shkaktojë vetëm skoliozë, e cila në të vërtetë nuk dëmton ose deformon kockat dhe është plotësisht e rregullueshme me trajnimin dhe ushtrimin e duhur.

7

Sëmundjet.
Ka shumë sëmundje që ndikojnë në mënyrën se si rriten kockat, si tumoret në kock apo dëmtimi i sistemit nervor.