Kuvendi hap konkurs për 7 pozita të lira në institucionet e pavarura
BKT
Lajme

Kuvendi hap konkurs për 7 pozita të lira në institucionet e pavarura

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura. Në mesin e konkurseve të shpallura është edhe ai për Avokatin e Popullit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kuvendi ka njoftuar se konkursi është edhe për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, zgjedhjen e dy  anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhjen e tre anëtarëve në Këshillin Gjyqësor, zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial dhe zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Linku: http://www.kuvendikosoves.org/shq/punesimi/vende-te-lira-pune/


MË SHUME NGA Lajme