Robben: Ky është trajneri më i mirë në botë
Sharr Travel

Robben: Ky është trajneri më i mirë në botë

Arjen Robben e ka cilësuar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, duke i dhënë epitetin e "mjeshtrit të futbollit ofensivë".

Ish reprezentuesi holandez që u pensinua në korrikun e vitit të kaluar ka punuar për tri sezone me Pep Guardiolan te Bayern Munich.

36 vjeçari te Bayern Munich ishte sjellë nga Louis van Gaal, ndërsa gjithashtu ka punuar edhe me trajnerët si Carlo Ancelotti, Jupp Heynceks dhe Niko Kovac.

“Unë e dua futbollin, dhe mbi të gjitha, futbollin ofensivë, dhe Pep është gjithashut mjeshtër i tij”, ka deklaruar Robben, përcjell lajmi.net.

“Ai u përqëndrua në sulm dhe në kontroll të plotë të topit. Sigurisht, mua më pëlqeu veçanërisht. Ne ishim në të njëjtin qëndrim”.

“Ai i sigurua që unë të bëhesha edhe më i kompletuar. Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë”.

“Tri vitet me të në Mynih ishin jashtëzakonisht një mësim i mirë për mua”