Zeka: Osmani u ka dërguar mesazhe këshilltarëve të Merkelit
BKT
Lajme

Zeka: Osmani u ka dërguar mesazhe këshilltarëve të Merkelit

Edhe ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, është përfshirë në debatin mes Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, pas akuzave të saja të mbrëmshme se njerëz me pozita të larta në parti janë ankuar në BE dhe Uashington për të.

Zeka në një postim në Facebook ka thënë se në bazë të burimeve që ka ai, Vjosa Osmani me anë të telefonit të këshilltares së saj, ka dërguar mesazhe tek këshilltaret e kancelares Merkel,  duke i lutur ata që të ushtrojnë presion mbi Isa Mustafën për mos ta prishur koalicionin me VV-në.

Madje sipas Zekës, Osmani mesazhe të njëjta ka dërguar edhe tek raportuesja gjermane për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani ka bere ate per te cilen akuzoi LDK-ne

Mbreme, Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit te Republikes te Kosoves, ka akuzuar rende disa krere te LDK-se, duke thene se “ata kane derguar letra te ndryshme kunder saje, neper qendrate e ndryshme europiane si dhe ne Ëashington”!

Une nuk munde ta di kete gje, ama ne baze te burimeve te mia ne Berlin dhe Paris, Vjosa Osmani, permes mesazheve nga telefoni i nje keshilltares te saje, ka derguar mesazhe tek keshilltaret e Kancelares Merkel, duke i lutur ata qe te ushtrojne presion mbi Isa Mustafen per mos prishjen e koalicionit me VV-ne.
Mesazhe te njejta ka derguar edhe tek raportuesja gjermane per Kosoven, ne Parlamentin Europian.

Ne te kaluaren ka qene praktike e disa perdhunueseve te fjales se lire, qe ne emrin e lirise se shtypit te shajne vendin e tyre pa asnje mbulese para nderkombetareve.Kjo semundeja e Tiranes per me sha vendin e vet tek nderkombetaret, ka hyre thelle ne trurin e nje pjese te politikaneve kosovar. Pjese e kesaj eshte bere, per fatin e keq, edhe Vjosa Osmani!!!


MË SHUME NGA Lajme