Ngjarjet e datës 27 maj
Ngjarjet e datës 27 maj 2020.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere mban mbledhjen, ku do të shqyrtohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për këtë vit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të 2020, etj. (Salla C203, ora 10:00).
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton drejtorinë e Spitalit Regjional të Pejës dhe Institutit Regjional të Shëndetit Publik në Pejë (Ora 11:00).
Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet raporti vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00) .
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00) .
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton objektin Olimpik të klubit të xhudos Ipon (Pejë, ora 12:00).
32 organizata joqeveritare do të dorëzojnë peticionin “Mos na helmoni” kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00).
Linja e Jetës përmbyll kampanjën e ndërgjegjësimit rreth parandalimit të vetëvrasjes me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes. (Mbrapa Rektoratit të UP-së, ora 16:00).
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, flet rreth lehtësimit të masave dhe pretendimeve se ato bëhen që dikush të protestojë. Po ashtu, flet rreth hapjes së kopshteve.























