Akademia Bullgare e Shkencave shpreh habi nga ndërrimi i fakteve historike
Sharr Travel

Akademia Bullgare e Shkencave shpreh habi nga ndërrimi i fakteve historike

Akademia Bullgare e Shkencave shpreh habi nga ndërrimi i fakteve historike dhe gjuhësore në lidhje me ekspozitën e rregulluar në Qendrën Kulturor Informative

Ruse në Sofje me rastin e Festës së Arsimit dhe të Kulturës Bullgare, 24 Majit. Në të Vëllezërit e Shenjtë Qirill dhe Metodi prezantohen si “reformatorë të alfabetit sllav” dhe si “krijues të gjuhës kishtare sllave”.

Në festën më të ndritshme bullgare ekspozita e një vendi miqësor si Rusia duhet të shprehë respekt ndaj vëllezërve të shenjtë, të prezantojë kontributin e padiskutueshëm të gjuhës së vjetër bullgare në thesarin kulturor botëror si gjuhë e tretë e shenjtë në Evropë, theksohet në qëndrimin e Akademisë Bullgare të Shkencave.