Neuer, 400 paraqitje në Bundesligë
BKT
Sport

Neuer, 400 paraqitje në Bundesligë

Vetëm dy lojtarë aktivë kanë bërë më shumë paraqitje sesa ai në kampionatin gjerman të futbollit.

Ndeshja me Borussia Dortmundin ishte e veçantë për Manuel Neuerin.Portieri gjerman iu gëzua fitores së madhe të Bayern Munichut. Por, ndërkohë ai e arriti një numër jubilar në portë, shkruan GE.

Në fakt, 34 vjeçari e regjistroi ndeshjen e 400-të në Bundesligë në karrierën e tij.

Përfaqësuesi gjerman e ka bërë këtë arritje me Schalken dhe Bayernin, që nga viti 2006.Deri tash, këtë shifër e kanë arritur vetëm dy lojtarë aktivë. Claudio Pizarro i Werder Bremenit i ka 487 ndeshje në Bundesligë.

Ndërsa, Christian Gentner i Union Berlinit i ka zhvilluar 402 ndeshje në kampionatin gjerman.Kurse, rekordin absolut e mban Charly Korbel.

Në periudhën 1972 – 1991 ai i kishte zhvilluar 602 ndeshje në Bundesligë, të gjitha me Eintracht Frankfurtin.