Inspektorati obligon Telekomin ta rikthejë në punë ish-kryeshefin Istrefi
BKT
Lajme

Inspektorati obligon Telekomin ta rikthejë në punë ish-kryeshefin Istrefi

Shqiponjë Osmanaj

Inspektorati i Punës ka vendosur për kthimin në punë të kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili u largua nga puna me një vendim të Bordit të përkohshëm që është emëruar nga qeveria në detyrë e Kurtit.

Në vendimin të cilin e ka siguruar RTK, thuhet se  Telekomi i Kosovës, obligohet që të ndërmarrë masa lidhur me anulimin e vendimit të datës 25 prill të Telekomit, sipas të cilit vendim ishte larguar Istrefi. Sipas vendimit të inspektoratit të Punës, brenda 8 ditëve obligohet Telekomi që t'i eliminojë parregullsitë juridike të konstatuara në rastin Istrefi.

 


MË SHUME NGA Lajme