20:00 / 27.05.2020
Kastrati: Buxheti i zvogëluar e futi RTK-në në telashe të mëdha
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhënjim Kastrati, ka thënë se buxheti i caktuar për këtë medium e ka vënë në vështirësi funksionimin e mediumit.
Kastrati foli kështu në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.
"Buxheti u zvogëlua dhe kjo na ka shkaktuar telashe të mëdha. Në bazë të këtij buxheti pos pagave nuk mund të paguajmë asgjë tjetër, as tatimet. Ne kërkojmë të kthehet buxheti", ka thënë ai
Vërejtje të njëjtë gjatë ditës Kastrati ka bërë edhe në takimin e mbajtur në Komisionin parlamentar.
Aty ai ka thënë se edhe raportimi çdo tre muaj në Kuvend nuk është demokratik.























