Thaçi mbron dekretin e tij për mandatarin
BKT
Lajme

Thaçi mbron dekretin e tij për mandatarin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dy ditë para marrjes së vendimit final të Kushtetueses, ka thënë se dekreti për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit është i drejtë.

Ai në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini nuk ka dashur të komentojë vendimin e Kushtetueses rreth mandatarit.

“Nuk jam në betejë me asnjë parti politike dhe as me Kurtin, por jam për të ruajtur shtetin. Jam i bindur se dekreti për nominimin e Avdullah Hotit është i drejtë, i qartë dhe i saktë. I kam dorëzuar argumentet e mia dhe i mbetet Kushtetueses të vendosë”, ka thënë Thaçi. 

Thaçi ka përsëritur se askush nga Presidenca dhe as vetë ai nuk kanë bërë presion ndaj Kushtetueses, siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se të gjithë duhet të zotohen për respektimin e vendimit të Kushtetueses.


MË SHUME NGA Lajme