Liverpooli në bisedime me Meunier
Sharr Travel

Liverpooli në bisedime me Meunier

Liverpool është i lidhur me transferimin e mbrojtësit të PSG, Thomas Meunier.

Sipas raportimeve të mediave franceze, “Reds” kanë nisur bisedimet me lojtarin për transferimin në “Anfield” gjatë verës.

Belgu do jetë agjent i lirë në fund të sezonit, ndërsa Liverpool ka nevojë për një lojtar tjetër që mund të luaj në pozitën e Arnold.

Anglezi është në top formë në skuadrën e Klopp, mirëpo ekziston mundësia e lëndimit dhe tekniku gjerman dëshiron të jetë i përgatitur, raporton Scanner.

Thuhet se edhe Meunier pëlqen kalimin në Premierë Ligë, ndërsa kërkohet edhe nga Tottenham.