Arteta ka plane të mëdha për Coutinhon
Sharr Travel

Arteta ka plane të mëdha për Coutinhon

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka plane të mëdha për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani momentalisht është huazim te Bayern Munich, mirëpo me shumë mundësi nuk do mbetet, ndërsa Arsenal e do me patjetër.

Sipas mediave angleze, Arteta i ka bindur “Topçinjtë” të provojnë transferimin e Coutinhos, të cilin e cilëson si transferimi i ëndrrave.

Barcelona nga ana tjetër dëshiron ta shesë 27-vjeçarin në mënyrë që t’i rrit fundet për të realizuar transferimin e Lautaro Martinez.

Kartoni i Coutinhos vlen rreth 100 milionë euro.