Thaçi: Kujtimi për komandant “Pesëqindëshin” do të jetë i përjetshëm
BKT
Lajme

Thaçi: Kujtimi për komandant “Pesëqindëshin” do të jetë i përjetshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin Mensur Zyberajn në përvjetorin e rënies.

“Në përvjetorin e rënies e nderojmë heroin Mensur Zyberaj – “Pesëqindëshin”, i cili ra heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Mensurin e kisha mik të mirë dhe si një prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, me guximin dhe angazhimin e tij ishte kyç në shtrirjen e aktivitetit tonë në rajonin e Anadrinisë, respektivisht në Zonën Operative të Pashtrikut”.

“Komandant “Pesëqindëshi”, familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri”.

“Heroizmi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është frymëzim për ne dhe gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kujtimi për komandant “Pesëqindëshin” do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Lajme