Hodges: I zhgënjyer që Gjermania e Franca nuk e përmendën SHBA-në
BKT
Lajme

Hodges: I zhgënjyer që Gjermania e Franca nuk e përmendën SHBA-në

Franklin Ben Hodges nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane në Washington, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe letrës së fundit të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.

Hodges ka thënë se është i zhgënjyer me faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë përmendur fare në deklaratën e përbashkët të dy kryediplomatëve nga Franca e Gjermania.

“Isha i zhgënjyer që përpjekjet e SHBA-së nuk ishte përmendur në qëndrimin e përbashkët të dy ministrave nga Franca e Gjermania. Shpresoj në bashkëpunim të të gjitha palëve”, ka thënë Hodges.

Tutje eksperti amerikan ka thënë se dëshiron të mendojë që ekziston një bashkëpunim dhe koordinim në mes të Berlinit, Parisit e BE-së me përpjekjet e SHBA-së sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj se një përpjekje e përbashkët prodhon më shumë shanse për sukses, sepse prezantojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, ka thënë tutje Hodges.

Hodges ka rikujtuar se SHBA-ja është shteti që përkrah Kosovën më së shumti që nga viti 1999. 


MË SHUME NGA Lajme