17:24 / 28.05.2020
Arben Gashi komenton protestën e VV-së: Po protestojnë kundër vetes
Tek zyret e Lidhjes Demokratike e Kosovës nuk vërehet ndonjë lëvizje të ndonjë zyrtari.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha që nuk kanë në plan ndonjë takim sot.
“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. I dëshirojmë fat ish-partnerit tonë qeverisës në këtë instalacion. Vetëvendosje po bën prova për të protestuar kundër vetes”.























