Nisma Socialdemokrate: VV-ja bëri presion mbi Kushtetuesen
Sharr Travel

Nisma Socialdemokrate: VV-ja bëri presion mbi Kushtetuesen

Partia Nisma Socialdemokrate, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për organizimin e protestës së sotme.

Kjo parti vlerëson se nxjerrja e njerëzve në sheshe në kohën kur Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Akt Gjykimin për çështjen e dekretit të presidentit, përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu sipas kësaj partie për shkak të mos mbajtjes së distancës së domosdoshme nga organizatorët, tubimi i sotëm ka rrezikuar përhapjen e mëtejmë të COVID - 19 dhe rrjedhimisht edhe ka shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës

Ky është reagimi i plotë i Nismës:

Të gjitha partitë dhe liderët kanë thënë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç Lëvizjes Vetëvendosje që kanë thënë se nuk mund të pranojnë ndonjë vendim jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Është e pa precedent për shoqëritë demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me qeverinë. Madje nga partia e cila që nga rrëzimi i saj në Kuvend vetëm pas 50 ditësh, udhëheq e vetme me qeverinë!

Për më tepër, nxjerrja e njerëzve në sheshe në kohën kur Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Akt Gjykimin për çështjen e dekretit të presidentit, përmes të cilit ka mandatuar kandidatin e LDK-së, Avdullah Hoti kandidat për kryeministër, përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, për shkak të mos mbajtjes së distancës së domosdoshme nga organizatorët, tubimi i sotëm ka rrezikuar përhapjen e mëtejmë të COVID - 19 dhe rrjedhimisht edhe ka shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës!