23:18 / 28.05.2020
Haradinaj: Kosova nuk ka kohë për të humbur
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshendetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re.
Ai ka ftuar të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim.
Postimi i plotë:
Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.
RH























