Mehmeti: BQK-ja do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike
BKT
Lajme

Mehmeti: BQK-ja do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike

Ministri në detyrë i financave, Besnik Bislimi, gjatë ditës së enjte prezentoi pakon e dytë për rimëkëmbjen ekonomike, kjo pako parasheh të ketë rreth 1.2 miliard eurosh për pesë vitet e ardhshme.

Pjesë e hartimi të kësaj pako të rimëkëmbjes ekonomike ka qenë edhe Banka Qëndrore e Kosovës (BQK).

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha në RTK se të enjtën janë takuar me ministrin në detyrë të financave, me zv.ministrin dhe drejtorët e bankave komerciale por as para e as gjatë këtij takimi nuk e kanë pasur draftin e kësaj pako mirëpo ajo u është dërguar shumë më vonë, pa pasur shumë detaje. Ai gjithashtu tha se BQK-ja është munduar të jap një rol konstruktiv në hartimin e një plani sa më të mirë të rimëkëmbjes ekonomike.

"Është e vërtetë që ne kemi qenë pjesë e hartimit të kësaj pakos të rimëkëmbjes. Ne të enjten kemi pas një takim me ministrin, zëvendësministrin, drejtorin e thesarit, drejtorët e bankave komerciale ku kemi diskutuar mbi rolin e sektorit bankar gjatë pandemisë dhe pas pandemisë, mirëpo, gjithashtu kemi diskutuar edhe për planin e rimëkëmbjes por të ju them të drejtën ne para këtij takimi dhe gjatë tij nuk e kemi pas ende draftin final të këtij plani. Më pastaj, me vonë, e kemi pranuar planin final të cilin e paraqiti ministri gjatë konferencës për shtyp mirëpo ende nuk ka shumë detaje për të parë çfarë përmban plani, por gjatë gjithë  angazhimit tonë si bankë qëndrore jemi  munduar të japim një rol konstruktiv në hartimin e një plani sa më të mirë të rimëkëmbjes ekonomike" tha ai në 'Ekonomiks' në RTK.

Guvernatori Mehmeti tha se roli i sektorit bankar për të ndikuar në rimëkëmbje të ekonomisë pritet të jetë i lartë por gjendja e rënduar e bizenseve dhe punonjësve për shkak të krizës mund të sjellë deri tek ndërmjetësimit i Qeverisë së Kosovës.

"Roli i sektorit bankar për të ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë pritet të jetë shumë i rëndësishëm, aktualisht sektori bankar i Kosovës ka një potencial mjaftë të lartë kreditues, i cili mund ta vë në dispozicion plotësimin dhe nevojat e ekonomisë për financim. Gjendja e rënduar e bizneseve dhe punonjësve për shkak të situatës me pandemi do të ndikoj negativisht edhe mund të nevojitet ndërmjetësimi i Qeverisë së Kosovës për çasjen në financa" tha ai.

"Nga ajo që e prezentoi ministri Bislimi gjatë konferencës për shtyp është krejt fokusi të shkoj, në fakt ka qenë këshilla jonë, që pakoja e rimëkëmbjes ekonomike për kah fondi i garantimit të kredive dhe ne realisht sot jemi duke folur për një pako të rimëkëmbjes mirëpo duhet ta kemi parasysh që planin e rimëkëmbjes duhet ta ndajm në një fazë, e kisha bërë ndarjen në mes të asaj të rimëkëmbjes dhe emergjente. Sot mund të themi që kemi nevojë për një pako emergjente shtësë, që në kuadër të këtij plani të rimëkëmbjes, mjetet të jenë të dedikuara edhe për bizneset, personat që janë të afektuar prej Covid-19", tha guvernatori Mehmeti.


Mehmeti: Prodhimet bujqësore duhet të sigurohen

Guvernatori tha se Kosova ka politika fiskale më të favorshme se çdo vend tjetër, nuk janë problem politikat fiskale por kushtet tjera të cilat e bëjnë të dobishme dhe që janë të nevojshme me qëllim që të përkrahet sektori i prodhimit.

Ai poashtu tha se duhet ndalur më shumë tek sektori i bujqësisë dhe kërkesat e bujqëve , sepse është një ndër sektorët që është promotor i zhvillimit ekonomik dhe që mund të ndikoj në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e puënsimit.

"Kosova ka politika fiskale më të favorshme se çdo vend tjetër. Sot nuk janë problem politikat fiskale në Kosovë mirëpo janë problem kushtet tjera të cilat e bëjnë të dobishme dhe që janë të nevojshme me qëllim që të përkrahet sektori i prodhimit. Po ndalem te sektori i bujqësisë dhe t'i përmendim dy gjëra që janë esenciale, sepse është një ndër sektorët që është promotor i zhvillimit ekonomik dhe që mund të ndikoj në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e punësimit. Ajo çfarë sot po kërkojnë bujqit në Kosovë, sipas mendimit tim profesional, është që në rend të parë ata duhet të kenë siguri për produktet e tyre. Realisht, siguri në aspektin e asaj që investimin që e bëjnë ne rast të fatkeqësive natyrore ta ketë të siguruar që në rast se shkaktohet ose humbet nga fatkeqësitë natyrore, ta kompenzojë në rastin konkret një kompani e sigurimit. Pra, të shkohet me një polisë të sigurimit 70 me 30, pra 70 e paguan shteti ndërsa 30 paguan vet bujku në rastin konkret dhe në rast të fatkeqësisë natyrore i kompenzohet nga kompania e sigurimeve 100% dëmi që është shkaktuar. E dyta, po besoj çka bujku kërkon është që produktin e vet ta ketë të sigurt të shitur, në rastin konkret shteti mund të ndihmojë dhe të ju thot të gjithë bujqëve se ju mund të prodhoni dhe nëse nuk mund ta shitni atëherë e blejmë ne, krijon rezerva shtetërore, e përcakton edhe çmimin që është i leverdishëm. Kjo është kërkesa kryesore e bujqëve sot, sepse shumë bujq detyrohen që prodhimet e tyre në rast të mos shitjes të hidhen në mbeturina, ose rastin e fundit që kemi në Rahovec  ku të gjitha punimet në tokë janë dëmtuar si rezultat e breshrave, ujrave etj, prandaj janë këto dy gjëra kryesore që duhet të realizohen sa i përket sektorit të bujqësisë, dhe që i motivon me prodhu edhe më shumë", tha guvernatori Mehmeti.


MË SHUME NGA Lajme