23:38 / 28.05.2020
Edhe Nisma e mirëpret vendimin e Kushtetueses
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit e ka vlerësuar të drejtë edhe partia Nisma Socialdemokrate.
Deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala, tha se ky vendim ka qenë i pritur, teksa ka kërkuar të respektohet nga të gjithë.























