23:45 / 28.05.2020
Pas vendimit të Kushtetueses të gjitha palët e dinë se si duhet të veprohet
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin për mandatarin për kryeministër.
Gashi tha se tashmë e palët e dijnë si të veprojnë.
“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashme të gjitha palët e dine si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen! “.























