23:50 / 28.05.2020
Krasniqi: Vendimi i sotëm i hap rrugë krijimit të institucioneve në vend
Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se duhet repsketuar vendimi që u dha nga ky institucion i pavarur.
“Duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Çdo sjellje tjeter e dëmton frymën kushtetuese dhe demokracinë e vendit” tha ai në lidhje të drejtpërdrejtë në TV Dukagjini.
Ani pse PDK-ja vazhdimisht kanë thënë dhe vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re, Krasniqi ka thënë se e respektojnë vendimin e Gjykatës.
“Vendimi i sotëm i hap rrugë krijimit të institucioneve në vend dhe të kalojmë vakumin institucional që ishte krijuar”, tha ndër të tjera Krasniqi.























