23:58 / 28.05.2020
Kiçmari: Kjo nuk është demokraci, por oligarki
Sabri Kiçmari këshilltari i Lartë i Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, tha se Gjykata Kushtetuese e humbi mundësinë për ti dhënë shansë popullit të vendosë vet.
"Në vend të popullit për Kosovën do të vendosin një grusht njerëzish, pa fituesin e zgjedhjeve. Kjo nuk është demokraci, por oligarki. Megjithatë, qytetarët e Kosovës kanë dije, kulturë dhe vullnet për ta tejkalur edhe këtë sfidë!", tha ai.























