Gjini: Vendimi i Kushtetueses ishte i pritur
BKT
Lajme

Gjini: Vendimi i Kushtetueses ishte i pritur

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi që t’ia japë mandatin Avdullah Hotit të LDK-së, ishte vendim i pritur.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Interaktiv, Gjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë se është në interes të Kosovës dhe të saj, që edhe ajo të respektojë vendimin.

“E kam thënë se si logjikë kushtetuese, s’mund të mohohet e drejta e krijimit të qeverisë nga shumica parlamentare e se presidenti s’mund ta shpërndajë Kuvendin nëse partia fituese ka dështuar ta mbajë qeverinë. Ishte vendim i pritur. Shpresa ime është që pasi të kalojë kjo ndjenja e parë e pezmit dhe mllefit që po e shohim edhe VV-ja ta kuptojë që është në interes të Kosovës dhe të saj që të respektohet ky vendim”, ka thënë ai teksa ka shtuar se “Patriotizëm është nganjëherë edhe të veprosh konform rregullave që ke vendos edhe nëse bien ndesh me vullnetin ose bindjen e secilit prej nesh”.


MË SHUME NGA Lajme