Thaçi: Sa më parë të themelohet qeveria e re
Sharr Travel

Thaçi: Sa më parë të themelohet qeveria e re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se sa më parë të themelohet qeveria e re

Presidenti Thaçi në një konferencë për media, vlerësoi se duhet respektohet kushtetuta e Kosovës.

Fjalimi i plotë:

E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë, që të jenë në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Kjo u konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Më e rëndësishmja është se Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend.
U konfirmua se vullnet i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm një parti.

Tani duhet që sa më parë të themelohet Qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale.
U bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë të punojnë së bashku që të kemi tranzicion të rregullt.
I ftoj edhe mediat dhe shoqërinë civile që të kontribuojnë për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Duhet ta ruajmë rendin kushtetues dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Të ruajmë paqen e stabilitetin.

Të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të sjellim zhvillim, prosperitet për të gjithë.
Të përqendrohemi në tejkalimin me sukses të pandemisë së COVID-19 por edhe të punojmë në ri-mëkëmbjen ekonomike.
Të vazhdojmë reformat në drejtësi, në ekonomi dhe institucione qeverisëse.
T’i forcojmë institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes.

E ftoj BE-në dhe shtetet anëtare të BE-së që sa më parë të marrin vendimin e merituar për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Të punojmë të gjithë së bashku që Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian.
Dhe të ruajmë marrëdhënien speciale, partneritetin e përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 


MË SHUME NGA Aktuale