AAK: Prokurorija të hetojë menaxhimin në Komunën e Prizrenit
Sharr Travel

AAK: Prokurorija të hetojë menaxhimin në Komunën e Prizrenit

Grupi Parlamentar i AAK-së ka reaguar lidhur me menaxhimin në Komunën e Prizrenit.

AAK ka thënë se keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit të pandemisë.

AAK i ka bërë ftesë Prokurorisë që duhet të nisë hetimet sa më shpejtë.

Ky është reagimi i plotë i Grupit Parlamentar të AAK-së:

Turpi i menaxhimit në Komunën e Prizrenit. Prokuroria e shtetit nuk duhet të heshtë!

Keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit pandemik. Tenderomania në Komunën e Prizrenit është një tjetër teren ku Prokuroria duhet të nis hetimet sa më shpejtë.

AAK ka bërë një përllogaritje të çmimeve reale, dhe të çmimeve me të cilat Komuna e Prizrenit ka blerë ulëse e shtylla parku, sipas një tenderi të shpallur së fundmi.

Çmimi i ulëses sipas tenderit: 995 euro

Çmimi real i ulëses: 129 euro

Çmimi i shtyllës për ndriçim sipas tenderit: 900 euro

Çmimi real i shtyllës për ndriçim: 11 euro

Shuma e përgjithshme e paguar sipas tenderit: 113,700 euro

Shuma e përgjithshme sipas çmimit real: 8,400 euro

Diferenca është 105,300 euro, që i bie se dikush nga zyrtarët komunalë të Prizrenit, i ka futur në xhep këto para.

 


MË SHUME NGA Aktuale